Ekspozitë me fotografi e dokumente për nder të 107-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 14:34 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 107 vjetorin e lindjes, 20 vjetorin e vdekjes dhe 1 vjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita me fotografi dhe dokumente nga jeta dhe vepra e saj me titull “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi-korrespondenca”, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkë organizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup dhe Ipeshkvinë e Kosovës.

Aty u tha se kjo ekspozitë dëshmon identitetin dhe veprën e Nënës Terezë pasi që shumë janë munduar që t’i ndërrojnë identitetin asaj.

Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës, ka thënë se përmes një fotografie të siguruar nga vet ai ka arritur të dëshmohet se Nëna Terezë ishte nxënëse në një shkollë katolike shqipe, raporton EO.

Gonxhe Bojaxhiu, u lind në Shkup, më 26 gusht 1910. Më 26 shtator 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Irlandës prej nga më pas nisi misionin e saj prej humaniste.

Në vitin 1979, mori Çmimin Nobel për Paqe.

Të ngjashme