Era e fuqishme shkakton dëme në tri komuna kosovare

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 08:53 | Nga

Shiu dhe erërat gjatë fundjavës kanë shkaktuar dëme sidomos në ekonomitë familjare në disa zona të rajonit të Prizrenit e Podujevës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pullazet e shtëpive janë dëmtuar në Has të Prizrenit e Semetisht të Suharekës, derisa një pjesë e zonave në Has e Prizren kanë mbetur edhe pa rrymë.

Komuna e Malishevës të dielën ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati, duke përmbysur toka bujqësore, por pa dëme. Sipas njoftimit të autoriteteve lokale, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk janë regjistruar depërtime të ujit në ndonjë shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme