Farmacistët kosovarë shprehen të gatshëm të asistojnë në procesin e vaksinimit kundër covid-19

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi në një prononcim për Ekonomia Online , ka thënë se në disa vende të BE-së, farmacistët janë autorizuar edhe për çështjen e vaksinimit dhe se janë të gatshëm edhe ata të ndihmojnë në këtë proces.

Sipas Jakupi pandemia ka bërë që të ketë panikë tek qytetarët  për furnizim me sasi të madhe të barnave, duke shkaktuar kështu çrregullim të këtij sektori.

“Prej kur ka filluar pandemia do të thotë me fillimin e vitit janë shfaqur disa vështirësi të mëdha për shkak se u shfaq një panikë e madhe në popoullatë dhe kjo bëri që te gjithë njerëzit të shkojnë në barnatore të kërkojnë sasi të madhe të produkteve që ti marrin në shtëpitë e tyre. Kjo shkaktoi një çrregullim shumë të madh të sektorit. Poashtu krijoi stoqe të këtyre barnave në shtëpitë e pacientëve që jodomosdoshmërisht do të përdoreshin, sepse kishte shumë lloje antibiotikëve që u morën, pastaj barna të ndryshme, suplemente, thjeshtë ishte një ngarkesë shumë e madhe fillestare edhe për qytetarët dhe për personelin që punonte në barnatore sidomos në fluksin e majt të parë kur filloi pandemia” është shprehur Jakupi.

Poashtu kreu i odës Jakupi ka treguar se çrregullim gjatë pandemisë pësoi edhe çmimi i barnave, ku filloi lëvizja e çmimeve nga prodhuesi, importuesi e nganjëherë edhe në barnatore.

“Ky çrregullim pastaj bëri që në kjo panikë të bartet edhe në atë pjesën që kishte të bënte me çrregullimin e çmimit të barnave për shkak se ne kemi një udhëzim të nënshkruar për rregullimin e çmimeve të barnave, por i cili nuk është duke u zbatuar. Dhe në moszbatim të këtij udhëzimi pastaj kishte edhe lëvizje të çmimeve të cilat bëheshin në faza të ndryshme të importit që nga prodhuesi, importuesi e nganjëherë edhe në barnatore të caktuara. Kjo shkaktoi poashtu një çështje tjetër e cila ishte temë e diskutimit edhe në media, por edhe në mesin e farmacistëve për shkak se të ne në odë farmacistët vazhdimisht dërgojnë ankesa lidhur me mungesën e zbatimit të këtij udhëzimi. Janë farmacistët të parët ata të cilët do kërkojnë që kjo çështje të kryhet sa më pare” ka shtuar ai.

Tutje Jakupi bëri të ditur se tashmë është sanuar mungesa e Heparinës me peshë të vogël molekulare.

“Në këtë kuptim pastaj duke pasur vazhdimësi të pandemisë kjo ka bërë që për produkte të caktuara të shfaqen edhe mungesa. Në raste të caktuara si ditëve të fundit që ka mungesa për Heparina me peshë të vogël molekulare që po njihen ose janë njohur në popullatë si Fraksiparina që është vetëm njëri brend i këtij lloji. Pra po flasim një grup të produkteve dhe kjo është për shkak se sëmundja Covid prek koalogimin e gjakut dhe për këtë është rritur nevoja për këto produkte. Në vitin e kaluar kur edhe janë bërë planifikimet për produkte në kompani farmaceotike nuk është bërë planifikimi sepse nuk është ditur se do të ketë pandemi”

“Kështu që është bërë planifikimi vjetor me rritje dhe tani me rritjen e kërkesës për Heparina me peshë të vogël molekulare ka ndodhur edhe mungesa e këtye produkteve dhe mungesa të tilla ka pasur në raste të caktuar edhe për produkte të tjera. Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur ndonjë theksim të madh të mungesës sepse edhe në rastisin e Heparinave brenda disa ditësh u bë një furnizim i ri dhe kështu që deri më tani ne kemi qenë në rregull sa i përket furnizimeve, me përjashtime të kohëpaskohshme” ka thënë më tej Jakupi.

Gjithashtu Jakupi tregoi për EO se komuniteti farmaceutik ka qenë shumë i rrezikuar nga Covid-19,  për shkak se barnatorja ka qenë gjithashtu si vijë e parë e frontit.

“Ngjashëm si të gjithë profesionistët e tjerë shëndetësore edhe komuniteti farmaceutik ka qenë shumë i rrezikuar për shkak se barnatorja ka qenë gjithashtu si vijë e parë e frontit sepse është vendi ku të gjithë pacientët do të shkojnë së pari që të marrin terapitë e tyre. Krahas me kontrollën mjekësore që e bëjnë qoftë pulmolog, mjek familjar apo infektolog rendi i dytë është që këta pacientë të shkojnë në barnatore. Ne si Odë e Farmacistëve jemi munduar që në mënyrë të vazhdueshme të japim këshilla për farmacistët në barnatore duke i marrë këto rekomandime të ndryshme edhe nga Federata ndërkombëtare e Farmacistëve dhe Grupi i Farmacistëve të Unionit Evropian për të gjitha ato rekomandime kryesore për mbrojtjen e farmacistëve ndaj rrezikut për kontaktin me pacinetët  potencial me Covid-19. Ka pasur gjithashtu ndalesa për vetëm një person ose dy në barnatore” ka thënë ai.

I pari i Odës së Farmasitëve bëri me dije se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria për kërkesën e tyre lidhur me rregullimin e udhëzimit për çmime.

“Nuk ka pasur ndonjë çështje të caktuar a thekësuar ne kemi pasur disa kërkesa. Kërkesa kryesore gjatë kësaj kohe ka qenë që të aplikohet e të zbatohet udhëzimi për çmime dhe këtu ne kemi pasur një ngecje nga Qeveria sepse nuk ka pasur hapa konkret në çbllokimin e kësaj situate. Ne edhe sot presim që kjo çështje sa më parë të kryhet, natyrisht nëse ka dilema për çështje të caktuara ato duhet të diskutohen. Ka qenë një përkrahje nga Qeveria dhe që është mirëpritur” ka treguar ai.

Jakupi në emër të farmacistëve ka thënë se ata janë të gatshëm për vaksinim, kur fluksi i qytetarëve të jetë i madh.

“Në vendet e ndryshme të BE-së farmacistët janë autorizuar edhe për çështjen e vaksinimit. Ne e dimë që kur të vije koha e vaksinimit do të ketë fluks të jashtëzakonshëm të pacientëve të cilët duhet ti marrin vaksinat dhe kjo do të jetë një sfidë e madhe për sistemin shëndetësor që të mund ta organizoj procesin e vaksinimit. Te ne nuk është e lehtë të bëhet. Sidoqoftë farmacistët janë profesionist shëndetësor të cilët mund t’i gjendet Qeverise, komunitetit e qytetarëve edhe për shërbime shëndetësore” ka përfunduar Jakupi për EO.

Të ngjashme