Ferizajasi pret 200 mysafirë për festën e Pavarësisë së ShBA-së (Video)

Ferizaj | 04 Kor 2017 | 20:48 | Nga

Një familje nga qyteti i Ferizajt, ka vendosur që festën e Pavarësisë së ShBA-ve, ta pres në një mënyrë të veçantë.

Duke qenë se kjo familje jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dekorime të shumta të të gjithë ambientit të shtëpisë së tij në Kosovë, ku janë parë të dominojnë ngjyra të flamurit amerikan, kryefamiljari dhe organizatori i kësaj ndeje, tha se pret sonte që në shtëpinë e tij të pranojnë rreth 200 mysafirë, të afërm e familjarë të cilët sipas tij nuk i ka takuar për pothuajse 30 vjet, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë detaje, ndiqeni gjithë intervistën e plotë realizuar me ferizajasin e Amerikës, nga gazetari Agan Hajdarhoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme