Fillon fushata e informimit publik për Nismën e Integritetit Publik

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 09:23 | Nga

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të flasë në evenimentin  e organizuar në kuadër të fushatës së informimit publik për Nismën e Integritetit Publik.

Nisma për Integritet Publik ka për qëllim të mobilizojë gjyqtarët dhe qytetarët për t’iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit, dhe transparencës.

Tryeza e rrumbullakët synon që të përfitojë nga miratimi i kodit të ri të etikës duke ushtruar presion mbi gjyqtarët për të ruajtur standardet më të larta të integritetit gjatë kryerjes së detyrave të tyre, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Këtë nismë e vuri në lëvizje Ambasadori Delawie në muajin tetor.

Kjo tryezë e rrumbullakët në Prishtinë do të jetë përfundimtare.

Nisma për Integritet Publik është pjesë e programit të USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme