FIQ fton të rinjtë të garojnë me ide biznesi, ofrohet mbështetje financiare deri 10,000 dollarë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me UNICEF Innovations Lab Kosovo ka hapur garën kombëtare për “Ide Biznesi të Gjelbëra dhe Inovative & Upshift.

Në këtë garë mund të garojnë të rinjtë e moshës 15-24 vjeç nga të gjitha komunat e vendit dhe të të gjitha komuniteteve.

Ftojmë të rinjtë të aplikojnë me ide për biznes. Fituesit e garës do të kenë mbështetje financiare për ide biznesin prej 2,000 euro, ndërsa tre pjesëmarrës do të përzgjidhen për garën rajonale “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” ku do të mund të fitojnë grante shtesë deri në 10,000 dollarë.

Pjesëmarrësit e zgjedhur në garë do të marrin pjesë në punëtorinë Upshift, duke përfituar nga trajnimi tre ditor. Ky projekt ka për qëllim identifikimin e ndërmarrësve të rinj në Kosovë, duke u dhënë mundësinë atyre që me ndihmën e donatorëve dhe filantropëve të kthejnë idenë e tyre në një biznes të suksesshëm. Objektivi i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes ideve që kanë potencial të lartë për sukses, që tregojnë.

Apilikimi: https://www.fiq-fci.org/sq/upshift/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme