Flet anëtari i delegacionit pasi u vodh çanta në Bruksel: Dokumentet i kthyen, paratë janë marrë

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Muhamet Mustafa ka mohuar se i është vjedhur çanta siç ishte raportuar më herët, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa mohoi këtë gjë duke thënë se kjo vjedhje ishte personale, dhe jo në lidhje me delegacionin.

Ai tha se ajo çantë kishte disa dokumente të tij dhe të holla. Dhe pas një kohe kjo çante iu ishte kthyer atij, derisa janë të hollat janë marrë.

Mustafa tha se për këtë gjë nuk është parë e arsyeshme të mbahet një konferencë, por as nuk ishte mbajtur fshehtë.

Ky është reagimi i plotë nga Mustafa:

‘’ NUK KA NDODHUR ASNJE SKANDAL : JANE HUMBUR GJERA PERSONALE

Ne nje portal u lajmerua se eshte humbur nje cante e delegacionit te Kosoves per bisedimet ne Bruksel, dhe se kjo eshte mbajtur fshehte dhe kjo paraqitet si skandal . Mua me ka ndodhur te humbi ( ose te me vidhet) canta ku kam pase dokumente personale dhe te holla. Pas nje kohe dokumentet jane kthye, por te hollat jane marre. Pra eshte nje rast i nje humbjeje personale dhe nuk ka asgje te beje me delegacionin, tentimet qe nga kjo te ndertohet nje “skandal” jane apsurde. Natyrisht qe ne per kete nuk kemi pase nevoje te mbajme konference per shtyp por as qe e kemi mbajtur fshehte, pasi nuk kishte asnje nevoje per kete.’’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme