Fotoja e Vuçiqit në faqen zyrtare të Shtërpcës në Facebook

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse është në emër të komunës dhe të gjitha njoftimet për oraret e seancave të kuvendit komunal bëhen në këtë faqe, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka thënë se është llogari private dhe se mund të postojë çfarë të dojë.

Por kjo çështje është ngritur edhe në Kuvendin Komunal nga opozita. Rifat Rrustemi, këshilltar në KK të Shtërpcës, ka thënë se fillimisht komuna ka shkelur Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe rregulloren komunale për përdorimin e simboleve, andaj ka kërkuar nga organet kompetente të marrin masa ndaj këtij provokimi, të cilin e ka bërë ekzekutivi i komunës.

Por Rozafa Ukimeraj, sekretare nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se qeveria ende nuk e ka një politikë për përdorimin e mediave sociale si nga vetë ekzekutivi ashtu edhe nga komunat.

 

Të ngjashme