Franca pro Ushtrisë së Kosovës, por kërkon që ta ketë karakterin multietnik

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Transformimi i FSK-së në ushtri është një vendim i Qeverisë së Kosovës. Ne mendojmë se është me rëndësi që transformimi të ndërmerret gradualisht, në një mënyrë pragmatike, në mënyrë realiste, pa pasur afate kohore artificiale.

Kështu është shprehur drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, Florence Mangin, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.

Madje, Mangin thotë se e kuptojnë se shumë parti politike e konsiderojnë këtë lëvizje si hap pozitiv ndërsa thekson se ekziston edhe një konsensus në shoqëri rreth këtij transformimi.

“Evoluimi i FSK-së ka një specifikë shumë të rëndësishme: karakteri i saj multietnik, dhe është shumë e rëndësishme që ta ruajë këtë specifikë”, është shprehur Florence Mangin.

Ajo thotë se gjatë bisedave që ka pasur me përfaqësuesit e FSK-së lidhur me këtë projekt gjatë vizitës së saj në Kosovës javën e kaluar, ka konstatuar se ky dimension po merret parasysh në tërësi dhe ekziston një vetëdijesim për të ecur përpara, duke e respektuar këtë dimension të multietnicitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme