Gecaj marrëveshje me”Down Sindrom Kosova”

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 15:34 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, zBajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “Down Sindrom Kosova”, Sebahate Beqiri, për financimin e projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim”.

Qëllimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin në mes të Shoqërisë Civile dhe Komunës së Prizrenit, për avancimin e kushteve për arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si një nga kriteret e rëndësishme të integrimit evropian, që parashihet edhe me MSA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme