Gjuriq ka leje të qëndroj dy ditë në Kosovë

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 08:26 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do ta vizitojë sot Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë do të qëndrojë mesnatën e së shtunës edhe në Manastirin e Bansjksës në Zveçan.

Atje, Gjuriq do të marrë pjesë në Liturgjinë e festës së Pashkëve.

Ky informacion është konfirmuar për Klan Kosovën nga zyra e Gjuriq.

Kjo do të jetë edhe vizita e parë e zyrtarit serb pas arrestimit të tij në Mitrovicën Veriore më 26 mars për shkak se kishte hyrë në Kosovë pa leje, njofton Klan Kosova.

Për dallim nga vizita e kaluar, kësaj radhe Gjuriq është lejuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës të qëndrojë për dy ditë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme