GLPS: Vushtrria të ketë infrastrukturë në shkolla, Prishtina me mungesë të autobusëve

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 15:40 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike në bashkëpunim me USAID-in, prezantuan raportin “Mekanizmat social të llogaridhënies si mjete të suksesshme në rritje e përgjegjësisë institucionale” me ç’rast kanë bërë dy raste studimi në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas menaxheres së projektit nga GPLS-ja, Ardita Rizvanolli, qëllimet e këtyre aktiviteteve të llogaridhënies sociale ishin promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve komunalë në dy komuna, atë të Prishtinës dhe Vushtrrisë.

“Qëllimet e këtyre aktiviteteve të llogaridhënies sociale ishin promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve komunalë nxitja e transparencës së qeverisjeve lokale, rritja e trajnimit të ankesave të qytetarëve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në Komunat e Prishtinës dhe Vushtrrisë. Në Vushtrri nevoja për shkolla të reja ishte një çështje që diskutohej vazhdimisht nga banorët e kësaj komune. Në tre fshatra të Vushtrrisë ku projekti Bllok pas Blloku është zgjeruar në Pantinë, Druar dhe Maxhunaj shkollat nuk kanë ofruar kushte adekuate ose arsim cilësor për shkak të infrastrukturës së vjetër”, tha Rizvanolli.

Aty i pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se sa u përket të gjeturave Komuna e Vushtrrisë ballafaqohet me fonde të limituara financuare.

“Unë do ndalem te masat që kemi marrë në 2018 në mënyrë që këto 3 të gjeturave të eliminojmë. Për ne si komunë e Vushtrrisë transparenca dhe llogaridhënia janë esenciale. Dua të ofroj përkrahjen time që ta përfshijmë komunitetin në vlerësim të projekteve në komunë e Vushtrrisë. Sa i takon të gjeturave dua të ceki se komunat ballafaqohen me fonde të limituara financiare. Ne duhet të jemi parasysh që zyrtarët komunalë që janë në Vushtrri kanë nevojë për ngritje të kapacitetit të monitorimit. Komunat kanë shumë nevojë për inxhinierë. Nuk mund të rekrutosh IT dhe inxhinierë pe pagë të njëjtë kur ata në sektorin privat marrin paga më të larta”, tha Tahiri, raporton EO.

Projekti Bllok pas Blloku, u zgjerua edhe në kryeqytet ku të gjeturat treguan se në Prishtinë ka një mungesë të autobusëve funksional dhe eko-miqësor për ambientin si dhe shumë punë të papërfunduara ndërtimore që u cilësuan si të rrezikshme.

Përfaqësuesi nga Komuna e Prishtinës, Osman Bllaca, tha se qeverisja e kryeqytetit,  është në përfundim të rregullores për hapësira publike.

“Ne kemi bë një intervenim te pjesa që është për rekreacion te Rruga B te muri që është dizajnuar me murale por e cila ka qenë me një ngjyrë shumë të vrazhdë. Jemi në përfundim të rregullores për hapësira publike tani do heqim edhe shumicën e këtyre tarracave të lokaleve të Prishtinës. Në aspektin e transportit publik ndërmarrja ka qenë para falimentimit pastaj ne kemi negociuar. Ne është dashur ta negociojmë një kredi për blerjen e 51 autobusëve ku kemi bë një reformë në trafikun urban. Kemi bërë edhe subvencionimin e transportit publik edhe me kilometër”, tha Bllaca.

Të ngjashme