GLSP: Gjykata Komerciale më shumë dëm se sa dobi, kohëzgjatja e zgjedhjes së lëndëve s’është argument

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) ka mbajtur tryezë e diskutimit me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”, raporton Ekonomia Online.

Rreze Hoxha-Zhuja nga kjo organizatë tha se krijimi i kësaj Gjykata në bazë të vlerësimeve do të sjellë më shumë dëm se sa dobi.

Sipas saj, nëse arsyetohet me kohëzgjatjen e zgjedhjes së lëndëve të njëjtë kohë lëndët e marrin të shqyrtohen edhe në departamentin në kuadër të Gjykatës Themelore.

Por ajo shtoi se edhe për çështje të tjera do të duhej të krijoheshin gjykata specifike.

“Periudha e gjatë për të zgjedhur mosmarrëveshje është 3 vjet. Krijimi i kësaj gjykata do të shkaktonte më shumë dëme se sa dobi, afërsisht e njëjta kohë duhet për zgjedhjen e rasteve dhe në departamentin në  gjykatë”.

“…nëse arsyetohet kjo do të thotë që do të duhej të krijoheshin edhe gjykata për korrupsion, krim të organizuar etj”.

Deputei i LDK-së, Driton Selmanaj tha se edhe qeveria ka gabuar në iniciativën për krijimin e kësaj gjykate, duke sqaruar se janë të vetmit që nuk e kanë përkrahur krijimin e saj.

“Unë dhe LDK kemi qenë të vetmit që e kemi kundërshtuar edhe ne si Qeveri e kemi pas në plan këtë, por ka qenë kërkesë e trashëguar më herët”.

“Kjo nuk është zgjidhje për shumë çështje. Shitemi ka ndërruar tash po kërkohet të bëhet riorganizim, cili është motivi, është mos puna, e tash haj de ta riorganizojmë. Pritja në zgjidhjen e lëndëve nuk e arsyeton themelimin e gjykatës, edhe pse zgjasin 3 deri në 5 vjet”.

Visar Morina, profesor në Fakultetin Juridik, tha se ka munguar dhe mungon analiza e duhur për krijimin e kësaj gjykate.

“Ka nevojë për specializim të sistemit juridik dhe gjyqësor. Duhet të behët përpjekje që të definohet juridiksioni i kësaj gjykate”.

Përderisa Urim Vokshi nga Oda e Avokatëve tha se ka avokat të specializuar për këtë çështje.

Lexo më shumë:

Të ngjashme