Në pyllin e një fshati në Novobërdë gjenden 233 fishekë, dyshohen se kanë mbetur nga lufta në Kosovë

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Izvor të Novobërdës janë gjetur një disa fishekë të cilët dyshohet se kanë mbetur nga lufta fundit në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës fishkët janë gjetur nga një vajzë i cila ishte duke ruajtur bagëtitë në pyll.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërheqë 233 copë fishekë  të vjetër të vendosur në shirit të cilët dyshohet se kanë mbete nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me autorizim të tij përpilohet shënim zyrtar në nivel stacioni”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngjashme