Hajnat ia vjedhin çantën një gruaje në Zveçan

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e krahut në rrugën “Karagjorgjeva” në Zveçan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 18:00. Në çantë, sipas ankueses, kishte dokumente personale dhe para.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Rr. Karagjorgjeva, Zveçan 24.07.2026 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e krahut, në të kishte dokumente personale dhe para. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.

Të ngjashme