Grabitje në një pikë të derivateve në Obiliq

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në një pikë të derivateve në Obiliq.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 01:50.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se  derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve,  dy  persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur një telefon celular, 100 euro kesh para, disa pako të cigareve”, thuhet në raport.

Pas grabitjes të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të hetohet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme