Greg Delawie: Ndotja shumë serioze, qeveritarët të marrin më shumë veprime

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 15:57 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka mbështetur iniciativën e sotme për ndalimin e ndotjes së ajrit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka postuar foton e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeu me maskë dhe ka dhënë një mesazh për qeveritarët për cilësinë e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

“Ne e dimë se si ndihet ai! Ndotja në Kosovë është një çështje shumë serioze, shpresoj që qeveritarët të marrin më shumë veprime për ta ndaluar atë”, ka shkruar Delawie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme