Hamza priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, ku diskutuan për progresin në fushën e financave si dhe për sfidat e vendit tonë në fushën e ekonomisë.

Gjatë takimit Hamza e njoftoi Ambasadorin Chabert për trendin e të hyrave buxhetore, stabilitetin makro fiskal dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë njëkohësisht edhe për planet e Ministrisë së Financave për fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Hamza gjithashtu e falënderoi Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë dhe vazhdon ti jap Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit. Me këtë rast, Hamza shprehi keqardhjen e tij për djegien e Katedrales Notre Dame, e cila ka qenë gjithmonë një pikë reference e kulturës qindravjeçare franceze.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu mbështetjen e shtetit Francez në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Kosovës në BE.

Ai gjithashtu falënderoi Hamzën për vizitën në Paris dhe u shpreh se shumë shpejtë do të kemi marrëveshje të reja në mes të dy vendeve tona mike si rezultat i kësaj vizite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme