Haradinaj kujton të rënët e Deçanit

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi të rënët e Deçanit.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka
shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për sakrificën e të rënëve për këtë vend.

Kujtojmë se Deçani ishte qyteti i parë që u shkatërrua nga pushtuesi serb qysh në maj të vitit 1998, duke u bërë kështu qytet i pabanueshëm.
“Deçani! Qyteti i parë që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar më tutje, pavarësisht sfidave. Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.

Të ngjashme