Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kërkon që ata të mbrohen nga dukuritë negative

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 11:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Qeveria që ai drejton është e angazhuar që të mbrojë të drejta e fëmijëve.  Kreu i ekzekutivit ka pranuar se fëmijët nuk janë në pozitën më të mirë, por ka garantuar se atyre do tu mundësohet jetë e dinjitetshme, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në konferencën për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, shtoi se fëmijët duhet që të ruhen nga dukuritë e këqija dhe kjo është obligim i të gjithëve.

“Jemi të vetishëm për realitetin tonë, nuk është ma mi miri, edhe fëmijët nuk janë në pozitën më të mirë. Disa janë se kur e ki ekonominë pak më të dobët.  Ka probleme shkollat psh nuk kanë nyje sanitare, ne e dimë që kemi probleme shumë bazike”.

“Fëmijëve me ju garantuar rritën se është e drejtë e zotit, është e dreth ndërkomëbtere që fëmija me u rrit i lirë e me zhvillim.  Ekspozimi i fëmijëve në disa dëme ende pa u rritur është i rrezikshëm, duhet t’i ruajmë ata prej ekspozimeve të gabuara prej punës së detyrueshme, skllavëria, narkotikë, duhani, alkooli”.

“Kërkojë ndihmë që të ruajmë fëmijët nga këto ekspozime. Qe 20 vjet po e gjumë bërllokun gjithkund, kur kam qenë fëmijë nuk ka pas shumë bërllok me zhvillimin e jetës janë shtuar bërlloxhet. Bëhuni luftarë për ambient”.

Tringa Hoti, përfaqësuese e fëmijëve, grupi ROR, tha se për pozitën e fëmijëve nuk duhet që të flitet vec për 1 Qershor, raporton EO. Ngase sipas saj, ndodh që të merren vendime jo të duhura për ta.

“Grupi ROR është grupi i parë nacional në Kosovë që është i përbërë nga fëmijë të moshave 14 deri në 17 vjeç, fëmijë të komuniteteve dhe fëmijë me nevoja të veçanta. Kërkesat dhe nevojat tona të mos izolohen brenda këtyre mureve dhe të mos flitet për to veç me 1 Qershor, çdo ditë duhet të jetë 1 Qershori”.

“Një ndër investimet e rëndësishme është Strategjia për fëmijë që ka rëndësi për Qeverinë e në veçanti për fëmijët. Edhe fëmijët të dëgjohet, sepse ndodh që të merren vendime jo të duhura për ta”.

“Ne si fëmijë të kontribuojmë për shtetin tonë me kapacitet tona dhe shteti jonë të ofrojë qasje dhe mënyra të barabarta për t’i shprehur kapacitet tona”.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën së Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se qëllimi i kësaj konference jo vetëm që është shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, por edhe prezantimi i Draft-Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme