Haxhiu në përvjetorin e Masakrës së Dubravës: Po e krijojmë Institutin për Krimet e Luftës

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 14:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja  në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu në përvjetorin e Masakrës së Dubravës ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar në themelimin e Institutit për Hulumtim e Krimeve të  kryera gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Jemi duke punuar për të themeluar Insititutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.  Si ministre kam krijuat këtë ekip ku në këtë ekip perveç përfaqësuesve të institucioneve ka edhe përfaqësues të shoqatave,  të gjykatave dhe do të ndihmojnë insitutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Aktualisht janë vetëm 15 prokurore special,  por vetëm 3 merren me krime lufte dhe korrupsion. Me një numër kaq të vogël është e pamundur të bëhet diçka”, tha ajo.

Ajo është shprehur se Qeveria do të angazhohet në shtim të buxhetit por edhe shtim të numrit të prokurëve që i ndihmojnë institucioneve të drejtësisë për hetimin e krimeve të luftës.

“Institucionet e drejtësisë do të kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme”, tha Haxhiu.

Lexo më shumë:

Të ngjashme