Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, të akuzuarit kërkojnë që rasti të përfundojë sa më shpejtë

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 11:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të vonesës së ish-deputetes Donika Kadaj-Bujupi, me 10 minuta vonesë ka filluar shqyrtimi fillestar ndaj katër të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e trupit Gjykues, Fatine Dërmaku tha se tha se pas ardhjes së Donika Kadaj-Bujupi mund të mbahet seanca fillestare.

“Në këtë seancë janë të pranishëm Pal Lekaj, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi sepse pa prezencën e saj nuk mund të mbahet shqyrtimi fillestar “.

Para se gjykata t’i njoftojë të pandehurit me të drejtat e tyre avokati i Pal Lekajt, Arianit Koci i ka deklaruar gjykatës se prokuroria nuk i ka dorëzuar të gjitha provat e këtij rasti.

“Prokuroria nuk mi ka dorëzuar të gjitha provat më mungon vërtetimi mbi marrjen e përkohshme të sendeve, unë e kam një vërtetim, por kjo ka të bëjë me zonjën Albulena Haxhiu dhe nuk ka të bëjë me klientin tim”, ka thënë Koci.

Përderisa prokurori, Ilaz Beqiri tha se ka ofruar të gjithë shkresat e lëndës që kanë pasur në dispozicion avokatëve dhe të akuzuarave, raporton EO.

“Prokuroria ka përmbushur obligimin ligjorë, me rastin e përfundimit të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës në këtë çështje penale juridike, por edhe në procedurë ju janë ofruar të gjithë shkresat e lëndës që kanë pasur në dispozicion nuk e di se avokati a e disponon vërtetimin mbi bartjen e sendeve mirëpo prokuroria nuk ka pasur asnjë qëllim dhe interes që ta fshehë një provë dhe mos të ia dorëzojë, mirëpo pa fajin e prokurorisë kanë kaluar më tepër se pesë vite”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se pavarësisht që nuk ka prova ka kërkuar që të përfundojë ky proces sa më shpejtë.

“Është e rëndësishme për mu që ky proces me përfunduar, prandaj për mua nuk është e rëndësishme ka apo jo prova vetëm dua që ky proces të përfundojë”.

Edhe ish-deputetja Kadaj-Bujupi ka kërkuar qe të përfundojë sa më shpejt ky proces.

“Prokuroria nuk ka obligim që të jenë kontakt mes të pandehurve dhe të mbrojtësve të tyre, tha prokurori Ilaz Beqiri”.

Kurse ish-deputetja Besa Baftiu ka deklaruar se që nga viti 2016 kur është ngritur aktakuza nuk kanë marr asnjë shkresë të lëndës.

“Nga viti 2016 kur e kemi marr aktakuzën dhe më asgjë tjetër unë për vete nuk kam më kontakt me mbrojtësin”.

Kjo seancë u mbajt pas pesë dështimeve me radhë, kurse seanca tjetër do të mbahet me 14 prill.

Të ngjashme