Hoti mesazh për të rinjtë kosovarë: Bëhuni pjesë e FSK-së, do të jeni edhe ushtarë të NATO-s

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje të rinjve të Kosovës, që të  konkurrojnë për tu bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që nesër të jenë edhe ushtarë të NATO-s

Postimi i plotë i tij:

Të dashur të rinj,

Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.

Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s.

Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme