I humbi 350 euro në bastore, inskenon grabitjen që të arsyetohet te familja

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

A.A 22 vjeçar në komunën e Shtimes është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Kjo pasiqë ai kishte bërë një kallëzim të rremë, duke thënë se ia kanë vjedhur disa persona 350 euro.

Mirëpo, PK në një njoftim ka bërë të ditur se i dyshuari me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë.

“Hetuesit e stacionit policor në Shtime,sot kanë arrestuar të dyshuarin A.A. (m/sh/Kosovar 22 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në bastore, kishte inskenuar rastin e grabitjes së tij një ditë më parë. .

I dyshuari , me 05.04.2021,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin grabitur 350 Euro në Shtime,në rrugën ,,14.Dhjetori”.

Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore.

Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme