I infektuar me Covid-19 del nga shtëpia, policia hap rast ndaj prishtinasit

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 nuk ka respektuar masën e izolimit dhe ka dalë jashtë shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tiranës” në Prishtinë, dhe ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar rast për veprën penale “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

“Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me COVID- 19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij. Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme