IKShPK-ja bën thirrje për shmangie të produkteve të mishit, qebaptoret në pushim

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për shmangie të produkteve të mishit gjatë këtyre ditëve kur në vend po mbretërojnë temperatura të larta.

Disa qebaptore që ka vizituar Ekonomia Online, pronarët e të cilave nuk kanë pranuar që të falsin para kamerës të premten ka vazhduar punë normalisht dhe ma kapacitete të plota.

Përderisa ka edhe të tilla që në këtë kohë, kur edhe kur kanë ardhur bashkatdhetarët kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë edhe ata pushimin vjetor.

Në pushim gjenden punëtorët e një qebaptoreje te “Qafa”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumit tëushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

-pas përdorimit të tualetit

-pasi të pastroni hundën

-pasi të prekni një kafshë

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE!

Lexo më shumë:

Të ngjashme