Inspektorët e MTI-së konfiskojnë mall të kontrabanduar kryesisht cigare, gjobitet pronari

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 10:42 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tregun e Kosovës inspektorët e MTI-së po hasin në mall të kontrabanduar. Një sasi e këtij malli është konfiskuar këtë muaj në një nga marketet e Kosovës.

Cigare pa banderola, cigare puro, filtera të cigareve e gjësende tjera janë kontrabanduar në këtë rast dhe pronarit të marketit në fjalë i është shqiptuar gjobë.

Këtë e ka thënë për Ekonomia Online, Kryeinspektori i tregut në MTI, Lulzim Syla.

Ai tha se gjobat në këto raste shkojnë deri në 1 mijë euro, por edhe ka raste të atilla që procedohen për në Gjykatë.

Me rastin në fjalë, Syla thotë se është marrë edhe Policia.

“Inspektorati i MTI-së bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës gjegjësisht me krimet ekonomike ku ne në këto mallra të kontrabanduara të cilat hasin ne menjëherë ndërhymë aty dhe nuk ka tri javë apo dy javë kur Inspektorati i MTI-së së bashku me Policinë e Kosovës kemi hasë në një dyqan mall të kontrabanduar dhe aty kemi marrë një sasi të konsiderueshme si cigare puro, filtera elektronik të cigareve, cigare pa banderola, pra ai mall është kontrabanduar dhe personi fizik ose juridik ose subjekti ekonomik është gjobitur. Përveç që është gjobitur nga ana jonë masa të tjera ka marrë edhe Policia e Kosovës”, tha Syla për Ekonomia Online.

“Gjobat shqiptohen varësisht prej sasinë ka edhe gjoba deri në 1 mijë euro, por ka edhe të atilla që lënda shkon në Gjykatë.  Këtu në tavolinë i keni mallrat e konfiskuara që janë kontrabanduar, më shumë hasim në cigare, në pije red bull dhe gjëra të tjera”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme