Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës së radhës në Dritan të Drenasit

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe  sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar,  inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile ,,Mabey Johnson’’.

Projekti i ndërtimit të urës  me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit.

Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës. 

FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme