“Jam i shokuar”, Ardian Gjini reagon pas vdekjes së këshilltarit të tij

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 14:00 | Nga

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkruan se ndjehet i shokuar me lajmin për vdekjen e kolegut të tij, Art Kurti.

Ai shkruan se ai bashkë me kolegët bashkëndjejnë dhimbjen për “largimin kaq të hershëm të Artit”.

Kujtojmë se Art Kurti, aktor i serialit “O sa mirë” ishte edhe këshilltar i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjinit.

Postimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm.

Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme