Javë me acar të vërtetë, deri -13°

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikin se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar”, thuhet në një komunikatë dhtypi.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius.

Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.

Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.

Të ngjashme