Kadri Veseli i priti në Hagë lajmet për vdekjen e dy prindërve

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kadri Veseli brenda gjashtë muajsh ka humbur të dy prindërit, teksa po mbahet i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai nuk ishte në Kosovë në asnjërin rast.

 Pasi i vdiq babai ai u lejua që të merrte pjesë në të pame, për t’u kthyer sërish në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Fazli Veseli vdiq më 7 korrik të vitit të kaluar, në moshën 94-vjeçare.

Në  Hagë, Veseli i mori lajmin sot edhe për vdekjen e nënës së tij, Ajshes. Ajo vdiq sot në moshën 93-vjeçare.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrim.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme