Kadrijaj publikon foton e Kurtit me një të moshuar pas vendimit për pensionet: Axhë, t’i hjeka 20 euro

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e djeshme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Pas këtij lajmi ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo e ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me një të moshuar.

“Axhë ti heka 20 euro se 10 te dalin boll”, ka shkruar ajo.

Për këtë cështje ka reaguar edhe drejtori i Insajderit, Parim Olluri.

Në një shkrim në Facebook, Olluri ka pyetur nëse lajmin për zbritje të shtesave në pension ia kanë dhënë Xhezide Aliut, plakës 107-vjecare që në zgjedhjet e funit tha se ka votuar për Albin Kurtin.

“A i keni tregu Xhyzides, plakës 107 vjeçare qe u përdorë për fushate, qe Albin Kurti ia ka zbritur për 20 euro shtesën pensionale? Gjynah plaka”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme