Kështu do të jetë moti gjatë vikendit

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë, nuk parashihen reshje të asnjë forme për gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme