KGJK-ja finalizon rregulloren për sistemin e menaxhimit informativ të lëndëve

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 12:47 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë Shqyrtimi i draft-rregullores për përdorimin e sistemit për menaxhimin informativ të lëndëve ishte pika kryesore, e cila u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Menaxheri i projektit të lëndëve, Fatmir Rexhepi, tha se janë në fazën e fundit të implementimit të draft-rregullores dhe se ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit nëntor.

“Rëndësi e kësaj rregullore është e madhe pasi jemi në fazën përfundimtare të implementimit të plotë të sistemit të menaxhimit të lëndëve për lëmin penale e civile në të gjitha Gjykatat Themelore  duke përfshirë degët e tyre. Përveç përdorimit të sistemit që është në shkallë të gjerë është arritur sukses edhe te lëndët e vjetra. Deri në fillim të dhjetorit do të përfundoj edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në lëmin civile, pasi penalen e kemi përfunduar. Gjykatën e Mitrovicës lëmia e penales është përfunduar. Është momenti i duhur që KGJK ta definoj qartë rolin e secilit te gjykatave për përdorimin e sistemit”

“Rregullorja përfshin gjyqtarët dhe stafin gjyqësor. Deri tani ka qenë e pamundur të rregullohet teknikisht përdorimi i lëndëve për shkak mos përdorimit të teknologjisë. Të gjitha fazat të bazuar në ligj do të realizohen përmes përdorimit të sistemit. Për informim tuaj për përgatitje të rregullores janë marrë parasysh edhe përvojat, rregulloret e disa shteteve me rëndësi, të cilat vetëm e kanë tejkaluar me sukses këtë proces. Kemi analizuar shembull, modelin e Italisë, Kroacisë, Bosnjës, marrë parasysh edhe rregulloren e përdorimit edhe të shtetit të Moldavisë”, ka thënë ai.

Sekretari i përgjithshëm i  Këshillit për çështje  Inovative, Armend Berisha, u shpreh se ky sistem po tregohet i suksesshëm edhe në gjykatat e Kosovës.

“Ne siç e dimë ka kohë që është futur përdorimin e teknologjisë informative në kuadër të Gjykatave të sistemit gjyqësor. Kjo rregullore paraqet të gjitha detyrat e secilit përdorues, i jepet obligueshmëria dhe aty përfshin edhe pasojat që dëshirojnë me e refuzua. Pasi ka pasur hezitim nga gjyqtarë apo edhe stafit përgjegjës. Kjo rregullore në masën e madhe në tërësi është hartuar në bashkëpunim me zyrtarët e projektit për menaxhimin e lëndëve përmes sistemit teknologjisë informative”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme