Kolona dhe pritje të gjata deri në 4 orë në Merdar

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 09:32 | Nga

Në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdar, janë krijuar kolona të gjata.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e MPB-së, kolona në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdar, ka arritur deri në 2 km dhe pritjet janë deri në 240 minuta (4 orë).

Kurse pikat e tjera kufitare, sipas po këtyre të dhënave, kanë pritje shumë më të shkurta. Në Mutivodë, pritjet janë deri në 60 minuta kurse te Dheu i Bardhë deri në 50 minuta.

Edhe në Jarinjë ka kolonë veturash, por që është shumë më e shkurtër, deri në 120 metra dhe pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në 40 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme