Koloneli amerikan: Largimi i ushtarëve serbë nga FSK-ja është gabim

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 13:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koloneli amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich, tha se largimi i pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës është gabim, raporton Ekonomia Online.

“Ushtarët janë duke e shijuar bashkëpunimin me ushtarët e FSK-së. Besoj që është gabim për ta që të ndikohen nga presioni të largohen nga FSK-ja”.

“Unë pres që serbët e Kosovës me të cilët kam biseduar të qëndrojnë në FSK, sepse ata duan të kenë familjet e tyre këtu, duan që fëmijët e tyre të rriten këtu”.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot në Bondsteel me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç`rast edhe ka bërë të ditur se kreu i qeverisë është kryeministri i parë që ka vizituar Bondsteel.

Të ngjashme