Kosova e Hungaria nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e krimit të organizuar

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 16:00 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri  ka pritur në takim  homologun e tij nga Hungaria, László Trócsányi, me të cilin  nënshkruan dy marrëveshje “Traktatin për Ekstradim” dhe “Traktatin për Transferim të Personave të Dënuar”

Ministri Tahiri tha se nënshkrimi i këtyre marëveshjeve është i rëndësishëm, pasi thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është marrëveshja e parë që po nënshkruajmë nga Hungaria, tëjet e rëndësishme për luftën e krimit. Kemi nënshkruar dy marrëveshje për ekstradim dhe transferim të personave të dënuar që vuajnë dënime në të dy vendet. Me këto marrëveshje ne si dy vende e kemi rrit bashkëpunimin tonë në aspektin juridik”, tha Tahiri.

Në anën tjetër ministri hungarez Laszlo Trocsanyi tha se me këto marrëveshje do të luftohet krimi i organizuar dhe do të lehtësohet procesi i ekstradimit.

“Jam i lumtur që po ofroj mbështetjen time për shtetin tuaj. Jemi ndër shtetet e para që e kemi pranuar shtetin tuaj si shtet. Shtetet tona do të bashkpunojnë mes veti për luftimin e krimit të organizuar siç është terrorizimi dhe krimi i organizuar. Ne po e bëjmë këtë marrëveshje për ekstradimin të lehtë dhe të sigurtë në mes shtetit tonë dhe shtetit tuaj. Shpresoj se do të kemi bashkpunim të mirë dhe të sigurtë në realizimin e marrëveshjes që e kemi bërë sot “, tha Trocsanyi.

Të ngjashme