Kosova e para në rajon dhe botë me rrjetin për ripërtëritje nga fatkeqësitë

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 12:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti rajonal “Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtëritjes Urbane në Evropën Juglindore” – SEE URBAN” ka nisur edhe zyrtarisht.

Aty u bë edhe nënshkrimi i Marrëveshjes Ndër-Komunale për themelimin e rrjetit “Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”.

Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, e ka mirëpritur iniciativën për të cilën thotë se është e para në Ballkan dhe ndoshta e para në botë, por sipas saj ky është realiteti, dhe duhet përgatitur, raporton EkonomiaOnline.

“Kjo është një ceremoni speciale sepse jeni të parët në Ballkan dhe besoj edhe në botë, që po bëni këtë rreth rëndësisë për t’u pajtuar rreth katastrofave në nivel ministror dhe në nivel lokal.”

“Por, kjo në fakt është diçka që mund të krahasohet në aspektin ndërkombëtar, çfarë është e strategjia dhe plani jonë, për çfarë Kosova do të përgatitet. E di që thash dy, por do t’i theksoj tri çështje. Gjithashtu dua të them se mbështetja për luftimin e zjarreve, veçanërisht në Leposaviq, është mjaftë me rëndësi, sepse ne nuk do të angazhohemi pastaj vetëm pasi të ndodhë zjarri. Ajo çfarë ndodhi në Athinë tregoi se luftuesit e zjarrit nuk ishin të përgatitur për këtë. Prandaj përgatitja është mjaftë e rëndësishme.”

Libor Chlad, Zëvendësshefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se bashkëpunimi ndër-komunal është shumë i rëndësishëm, raporton EO.

“Ne gjithashtu jemi të lumtur të shohim se çfarë impakti në të vërtetë sjellë për komunitetet dhe njerëzit në Kosovë.  Ne shpesh themi se jemi më të fortë së bashku, dhe  mendoj së është shumë e vërtetë kur kemi të bëjmë me mbrojtjen civile. Konceptetet në këtë fushë janë të integruara dhe të krahasueshme. Jam i lumtur me strategjinë e Kosovës për këtë fushë, e cila dëshmon rrugën, tregon hapat konkret për t’u përballur me sfidat dhe rreziqet. Për katër vjet në Kosovë e vërejë se është problematike të sigurohen të dhëna të besueshme. Me vjen mirë që sot po diskutohet aspekti legjislativ dhe strategjitë. Kështu që bashkëpunimi ndër-komunal është shumë i rëndësishëm

Beqir Fejzullahu, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal deklaron se Ligji për bashkëpunim ndër-komunal ka ofruar mundësi gjithëpërfshirëse  dhe se nismat janë realizuar konform ligjit.

“Ligji mundëson realizimin e projekteve që i mundëson komunave të Kosovës në fusha të rëndësishme që përkufizohen me zhvillimin socio-ekonomik, rural, urban,” shprehet Fejzullahu.

Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndër-Komunal për Ripërtëritjen nga Fatkeqësitë, është zbutja e dëmit potencial të fatkeqësive natyrore për qytetarët, infrastrukturën dhe mjedisin përmes integrimit të praktikave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë në nivel komunal.

Autoritetet lokale do të punojnë për të ndërtuar bashkëpunim të mëtejshëm me njëri-tjetrin, por edhe me në nivelin qendror të Kosovës.

Partnerët kryesorë të projektit në Kosovë janë zyra e UNDP-së, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës.

Donatorët e projektit janë UNDP, Bashkimi Evropian dhe Ndihma Humanitare dhe Mbrojtja Civile/ECHO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme