Krasniqi: Era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 08:33 | Nga

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke komentuar vizitat që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë në disa komuna, duke mbajtur takime me të rinjtë si pjesë e “Dekadës së re”, ka thënë se “era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe”

Krasniqi në publikimin e shoqëruar me disa fotografi të Veselit dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ndoshta Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të mbetet i befasuar dhe painformuar si gjatë mandatit.

“Era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe. Veseli dhe Limaj po dine diçka. Ndoshta s’po e nxojne Haradinajn ne befasi dhe te painformuar si gjate krejt mandatit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke i bashkëngjitur foton e mësipërme.

Veseli deri më tani ka zhvilluar takime, kryesisht me të rinj, në Suharekë, Shtime, Viti, Rahovec, Mitrovicë dhe Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme