Krasniqi: Franca mos t’i mbështes akuzat e kurdisura të Beogradit

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 13:50 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas për Kosovën, Jakup Krasniqi gjatë fjalës së rastit në protestën për t’i dal në mbrojtje Ramush Haradinajt, ka thënë se jo vetëm qytetarët e Prishtinës, por gjithë bota po i del në përkrahje Haradinajt, për ta mbrojtur kështu nga gënjeshtrat e kurdisura të Beogradit.

Krasniqi ka thënë se kërkojnë nga Franca që të mos i mbështes këto akuza të rrejshme e të kurdisura, raporton Ekonomia Online.

“Sot nuk jemi këtu për ta mbrojtur Ramushin si ushtar, sepse ai këtë e ka mbrojtur para Gjykatës së Hagës. Sot nuk jemi për ta mbrojtur si kryetar i AAK-së, e as si kryeministër, por këtu qytetarët e Kosovës jo vetëm në Prishtinë, por kudo që ka shqiptarë jemi bërë bashkë për ta mbrojtur nga akuzat e gënjeshtra nga Beogradi që janë kurdisur për Ramushin”.

“Kërkojmë nga drejtësia e Francës që mos të mbështetet në akuzat e rrejshme që ka kurdisur jo vetm sot politika në Beograd, në përgjithësi për popullin e në veçanti për Ramush Haradinajn”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se është i bindur që fjalët e secilit nga ne janë të varfra për ta shprehur mbështetjen që Ramush Haradinaj ka nga qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme