Krerët e institucioneve të drejtësisë zotohen për hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 11:14 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në hapjen e “Javës për mbrojtjen e viktimave të krimit”, tha se  shqetësimi mbetet dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kjo javë shërben që edhe njëherë të rikujtohet rëndësia e parandalimit të dhunës dhe mbrojtja e viktimave, raporton Ekonomia Online.

“Kjo javë është mirë që mbahet sepse shënon që t’i rikujtojmë qytetarëve se sa rëndësi ka trajtimi dhe preokupimi jonë në mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës ndaj tyre”.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit kemi pasur 22 raste te Komisioni qeveritar ndërministror i kompensimit të dëmeve ndaj viktimave”.

“Viktimë e krimit mund të jetë kushdo, por që jam mjaftë e shqetësuar sidomos ndaj dhunës tek gratë dhe fëmijët. Nuk mund të punojmë dhe të kemi rezultate nëse punojmë ndaras. Kemi rastin e të ndjerës së Marigonës dhe ku shumë herë raportimi është përpjekja e fundit për mbrojtje. Ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse që të punojnë dhe të luftojnë dhunën sepse nuk kemi jetë për të humbur.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku vlerësoi punën dhe angazhimin e të gjitha institucioneve për mbrojtjen e viktimave të krimit.

“Vlerësoj lartë angazhimin e Këshillit Prokurorial dhe të gjithëve atyre që kanë punuar në forma të ndryshme duke ofruar ndihmë për viktimat e krimit. Mbrojtja efektive e viktimave të krimit është jetike për një sistem ligjor dhe efektiv”.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci tha se kur bëhet fjalë për viktimat e dhunës nuk mund të qëndrojnë  indiferent, duke shtuar se janë duke u hetuar raste të tilla.

“Kur bëhet fjalë për viktimat e krimit askush nuk mund të qëndroj indiferent dhe sidomos rastet e shumta të dhunës ndaj grave. Janë duke u trajtuar rastet e dhunës dhe që edhe janë gjykuar dhe dënuar”.

Basri Kastrati, menaxher i Zyrës për mbrojtje të viktimave të krimit, bëri thirrje që të të gjithë të trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave të krimit të merret me seriozitet më të madh, raporton EO.

“Iu falënderoj për mbështetjen e të gjithëve. Nga këto mbi  20 mijë raste të dhunës në familje ne ballafaqohemi çdo ditë. Nga ky vend bëj thirrje që të gjithë ne së bashku t’i trajtojmë viktimat e krimit me seriozitetin më të madh dhe t’i kthejmë në një jetë normale. Vetëm së bashku mund të ja dalim”.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në fund të ceremonisë ndau mirënjohje për disa nga personalitetet që kanë kontribuar në misionin e mbrojtjes së viktimave të dhunës.

Të ngjashme