Kryeqytetasit nesër do mbesin pa ujë

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 15:55 | Nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër banorët e rrugës, “Fehmi Agani”, në kryeqytet nuk do të kenë ujë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 pas dite.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” konsumatorët e rrugës ,” Fehmi Agani” në Prishtinë njoftohen se gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 08 – 16 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim të ujësjellësit të kryeqytetit.

Të ngjashme