Kryeshefja e IPK-së viziton PSRK-në, zotohen për luftimin e korrupsionin

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi, vizitoi sot Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku u prit nga Kryeprokurori Blerim Isufaj.

 Kelmendi e uroi Kryeprokurorin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt mes dy institucioneve.

Në takim u konstatua se institucionet kanë një bashkëpunim tashmë të konsoliduar në hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë në kompetencë të IPK-së. Bashkëbiseduesit u dakorduan në vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe rritjen e efikasitetit në hetimin profesional të rasteve.

Kryeprokurori falënderoi Kryeshefen për vizitën dhe shprehi gatishmërinë për përkrahjen nga ana e Prokurorisë Speciale për IPK-në, për të arritur objektivat e përbashkëta në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Të ngjashme