Kush e shoqëroi Irinejn në Prizren?

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 19:39 | Nga

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit. Pas Patrikanës së Pejës ku ka qëndruar dje, ai sot ka vizituar disa kisha në Prizren.

Irinej ka qenë i shoqëruar me disa persona të tjerë, ku për njërin është raportuar se ka qenë Patriarku rus, Kirill.

Por nga Policia e Kosovës, për klankosova.tv, kanë konfirmuar se Irinejn e kanë shoqëruar përgjatë vizitës së tij, por nuk kanë konfirmuar nëse në Prizren ka qëndruar sot ose jo edhe Kirill.

“Irinej, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prizren, ku është përcjell nga Policia e Kosovës nëpër vendet që ka vizituar”, ka thënë Hazir Berisha, përmes telefonit, njofton Klan Kosova.

“Irinej ka qenë në shoqërimin e disa personave të tjerë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme