Kuvendi paguan 15 mijë euro për pastrim në muaj, Qeveria 5 mijë

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 08:47 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka rreth 13 mijë metra katrorë sipërfaqe brenda dhe jashtë. Për pastrimin e kësaj sipërfaqeje paguan rreth 15 mijë euro në muaj.

Rreth 13 mijë metra katrorë ngjitur për ndërtesën e Kuvendit kanë edhe disa institucione qeveritare.

Për pastrimin e tyre Qeveria paguan rreth 5.000 mijë euro në muaj, 10 mijë euro më pak se sa Kuvendi.

Qeveria ka kontratë të ligjshme për shërbimet e pastrimit. Por Kuvendi ka më shumë se një vit që po i paguan çdo muaj rreth 15 mijë euro një kompanie private në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan Koha Ditore.

Kjo pasi që ky institucion në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik, si ligji i vetëm që rregullon çështjen e tenderëve ka bërë aneks-kontrata me kompaninë “Uni- Project”.

Kjo kompani deri në fillimin e vitit të kaluar ka pasur kontratë të rregullt me Kuvendin e Kosovës. Kontrata ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe ishte 36-mujore. Pas skadimit të kontratës, Kuvendi nuk kishte hapur tender për këtë shërbim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme