Ky është moti për ditën e nesërme

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Dita e diele do të karakterizohet me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme parashihet të jetë më e nxehtë, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënoj ngritje në të dy vlerat ekstreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme