Lagja “Bregu i Diellit” bëhet me mini-bibliotekë, deri në fund të vitit do të hapen edhe shtatë të tjera

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 14:56 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OJQ “Etea” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë bërë hapjen e mini-bibliotekës në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Mini-biblioteka të tilla janë hapur edhe në lagjet “Dardania”, “Ulpiana”, “Velania”, dhe “Lagja e Spitalit”.

Drejtori i Organizatës Joqeveritare “Etea”, Agon Ahmeti, deklaroi se deri në fund të vitit do të vendosen edhe shtatë mini- biblioteka nëpër lagjet e Prishtinës.

Sipas tij, mini-bibliotekat po funksionojnë më mirë se sa pritjet e organizatës.

“Jemi shumë të kënaqur me çka ka ndodhur me mini-biblioteka paraprake që janë vendosur në lagjet Ulpiana dhe Dardania, ka pasur disa eksese të vogla, por që nuk kanë qenë faktor dëmtim apo mosfunksionim të bibliotekave. Përkundrazi ngjarjet e mira janë më të shpeshta dhe po funksionojnë më shumë se pritjet tona”.

“Numri i librave është rritë më shumë sa që po marrin. Ka qytetarë që po shërbehen me libra, shohim tituj të ri. E njëjti sukses t’i përcjell edhe mini-bibliotekat e reja tani që janë 5 dhe do të vendosen edhe 7 të tjera deri në fund të vitit”.

Ahmeti theksoi se mini-biblioteka ka për qëllim orientimin e banorëve në raport me librin.

“Libri do të jetë në dispozicion për këdo dhe të jetë i qasshëm për këdo që dëshiron të lexoj. Ata që janë me pak te rezervuar në raport me librin ta ven në mendjen librin të jetë i dukshëm dhe të ekspozohet në lagjen për banorët”.

“Fëmijët që kanë libra në shtëpi dalin të jenë lexuesit më të shpeshtë në krahasim me fëmijët që kanë potencuar se s’kanë libra. Shpresojmë që të ndikojnë sadopak që qytetarët të orientojnë vëmendjen e tyre në raport me librin dhe dijen pasi kjo është baza që duhet të ndërtohet secili personalitet”.

Ai njoftoj se projekti do të vazhdoj edhe në vitin 2020, derisa pret që të kaloj kufijtë e Kosovës, raporton EO.

“Projekti do të vazhdojë edhe në lagjet tjera të Prishtinës dhe në komunat tjera të Kosovës. Projekti është në nivel rajonal dhe ka gjasa t’i kaloj edhe kufijtë e Kosovës”, u shpreh Ahmeti.

Drejtoresha e Kuvendit të të rinjve, Kosovare Sadiku, theksoi se mini-biblioteka po mirëpriten nga banorët. Ajo shtoi se po bëhet edhe shkëmbimi i vazhdueshëm i librave.

Sipas saj, banorët gjatë qëndrimit në park po shfrytëzojnë librat për lexim. Sadiku kërkoj nga banorët që të respektojnë rregulloret e mini-biblioteka.

“Jemi në hapjen e bibliotekës së katërt pasi paradite kemi bërë hapjen e mini-biblioteka në Velani. Po mirëpritet nga banorët e lagjes. Bëhet shkëmbimi i vazhdueshëm i titujve, gjatë gjithë kohës shohim qytetarët  që i shfrytëzojnë librat qëndrojnë në park dhe lexojnë”.

“Përveç leximit të librave kemi banorët e lagjes që mirëmbajnë mini-biblioteka. Presim që banorët të respektojnë rregulloren e mini-bibliotekës”, tha Sadiku.

Të ngjashme