Lansohet projekti “Edukimi mbi median dhe informacionin”

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 11:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën “Edukimi mbi median dhe informacionin në Kosovë”.

Në këtë tryezë u diskutua rreth edukimit mbi median dhe Informacionin që e ofrojnë institucionet arsimore, vetë mediat dhe shoqëria civile, dhe hapat që duhet të ndërmerren për ta integruar atë në politikat publike.

Me këtë rast u lansua edhe projekti të cilin po e implementon INDEP-i në partneritet me UNESCO-n, e i cili ka për qëllim të nxisë diskutime në nivel nacional rreth gjendjes së edukimit mbi median dhe informacionin.

Burim Ejupi, drejtor Ekzekutiv i organizatës INDEP, tha se qëllimi i këtij projekti është ta rrisë kërkesën për kualitetin e medias dhe informacionit në Kosovë përmes prezantimit dhe integrimit në politikat publike dhe ta shtrojë rrugën për draftimin e një kornize të duhur strategjike.

Zëvendësministër i Arsimit, Arbër Geci, tha se fluksi i madh i informacionit shpesh e humb fokusin nga gjërat e rëndësishme.

“Jemi në një epokë ku luftojmë për shpejtësinë e informacionit dhe duke qenë se sot jemi të bombarduar me informacione shpesh herë humb fokusi nga gjërat e rëndësishme të cilat trajtohen dhe nuk ka një agjendë mediale apo politikë redaktuese të mediave e cilat merret dhe trajton çështjet e rëndësishme dhe me prioritet sepse të gjitha vrapojnë me pas sa më shumë lajme dhe shpejtësia është kriteri kryesor.

Lindita Tahiri, ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në UP, tha se lënda e Edukimit Medial duhet të jetë pjesë në shkollat e vendit në mënyrë që informacionet e marra nga mediet të klasifikohen.

“Edukimi për media duhet të jetë një frymë ndërkurikuliare, jo vetëm një lëndë e caktuar por një përgatitje edhe e arsimtarit të histories, kur në tekstin e historisë për shembull e sheh se njëri komb merr vazhdimisht mbiemra më nënqmues dhe kombi tjetër merr mbiemra më afirmativ”, tha Tahiri.

Ndërsa kryeredaktorja e “Kosova 2.0”, Besa Luci, deklaroi se nëse arrihet një nivel i vetëdijësimit do të jenë më kritik ndaj asaj se çfarë mesazhi prodhojnë mediat.

“Është ajo ideja që shumë shpesh e hasim një mendim që mediat e portretizojnë realitetin ose mediat e shfaqin realitetin. Ky është problem në marrëdhënien tonë me gazetarinë dhe me mediat, sepse për me pas një edukim medial duhet me qenë të vetëdijshëm që gazetarët gjatë gjithë kohës nëpërmjet zgjedhjeve, redaksitë, në fakt janë duke e konstruktuar një ide të asaj se çka është realiteti.

Kjo është një pikënisje që publiku me qenë i vetëdijshëm dhe nëse arrin në atë nivel të vetëdijësimit, atëherë do të jemi më kritik ndaj asaj se çfarë mesazhi po prodhojnë mediat”, tha Luci.

Ky qëllim synohet të arrihet përmes: Vlerësimit të gjendjes ekzistuese të edukimit mbi median dhe informacionin në Kosovë; Promovimit të mekanizmave strategjikë dhe politikë si mjet për rritjen e kualitetit të mediave dhe informacionit në vend dhe përfshirjen e saj në politikat qeveritare; Avokimit dhe vetëdijesimi për rëndësinë e saj në ndërtimin e besimit në media.

 

Të ngjashme