Limaj kujton sulmet e 11 shtatorit në ShBA, thotë̈ se ishin sulm mbi vlerat e shenjta të lirisë̈

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e  sulmeve terroriste të 11 shtatorit në ShBA!

Limaj thotë se sot e gjithë̈ bota e qytetëruar përkujton 19 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA ku humbën jetën një̈ numër i madh i qytetarëve të pafajshmëm nga e mbarë bota.

“Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ishin sulme mbi vlerat  e shenjta të lirisë̈ dhe demokracisë̈. Qytetarët e Kosovës ndajnë̈ dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës thotë̈ se vendi ynë̈ është rreshtuar krah ShBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor në luftën kundër terrorizmit.

Të ngjashme