Limaj me veteranë kundër 20-vjeçarëve në lojë futbolli për nder të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”

Kleçkë | 23 Gus 2018 | 14:47 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 20-vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në Kleçkë është organizuar turnir në futboll të vogël.

Pjesë e këtij turniri ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me ish-bashkëluftëtarët e tij, të cilët luajtën kundër ekipit të të rinjve 20-vjeçarë.

Limaj tha se simbolika e turnirit është loja mes veteranëve të luftës dhe gjeneratës së vitit 1998, raporton Ekonomia Online.

“Jam i kënaqur që po mbahet ky turnir. Specifika e këtij viti është që turniri po hapet me lojën mes veteranëve të vjetër dhe gjeneratave të vitit ‘98”, tha ai.

Ky turnir mes gjeneratave po mbahet për herë të parë këtë vit dhe do të zgjasë dy ditë, raporton EO.

Në përkujtim të dëshmorëve të kësaj brigade, të shtunën, më 25 gusht, do të bëhen homazhe nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa manifestimi qendror do të nisë nga ora 20:00.

Pas turnirit, Limaj vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve që ndodhen në Kleçkë.

 

Të ngjashme